Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik pas 2 orësh e 30 minutash. Përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjikuri është shprehur për mediat se mbledhja e sotme ka qenë e gjatë dhe me shumë çështje për të diskutuar.

Gjiknuri është shprehur lidhur me kërkesën e opozitës drejtuar OSBE/OHDIR se është një taktikë imponuese dhe se opozita po kërkon të krijojë vakum ligjor.

“Nuk pranojnë, qëllimi është politik dhe sebepi i letrës së ODHIR është taktikë imponuese: prano atë që dua unë se ajo më intereson, ose unë nuk jap asnjë lloj konsensusi. I kemi kërkuar një formulim të një vendi europian, produkt europian, që i trajton koalicionet siç i kërkon PD.

Të imponosh konsensus me modele jo europiane është e papranueshme. Hajde diskutojmë për pragun kombëtar, apo për hapjen e listave natyrshëm duke ruajtur disa parametra, si prag votash që i jep mundësinë dhe zgjedhësve të votojnë dhe partitë të përfaqësohen, dhe jo model kaotik ”, u shpreh Gjiknuri.

Megjithatë ai shtoi se duhet të ecin përpara pasi tha se koha është kritike, pasi ndryshe rrezikohet shumë për zgjedhjet.

Gjiknuri solli si shembull, “Një qark që ka 50 mijë vota, 70% e zgjedhësve zgjedhin ekipin. Nëse 40 mijë kanë zgjedhur ekipin, ai që ka marrë 5 mijë vota del deputet. Jo se ne kemi dy fletë votimi”.

Sipas tij ky është një sistem i balancuar që ruan stabilitetin e partive dhe se mazhoranca synon që listat e partive kryesore të jenë të përfaqësuara

VERITAS.COM.AL