Unazës së Madhe të Tiranës i shtohet tashmë dhe aksi rrugor në repartin e helikopterëve në Farkë, teksa punimet vazhdojnë pranë Uzinës së Autotraktorëve. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë inspektimit të investimeve nënvizon se përfundimi i punimeve do të dojë dhe disa vite.

Përfundon  një tjetër segment i Unazës së Madhe, i cili nis pranë rrethrrotullimit “TEG” dhe përfundon pranë Repartit të Helikopterëve në Farkë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, shoqëruar nga kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, inspektuan investimet që po kryhen në Unazën e Jashtme të Tiranës deklaroi se përfundimi i plotë i punimeve në Unazën e Madhe kërkon të paktën disa vite.

Gjiknuri:

Unaza do të vazhdojë, do disa vite punë pasi kini parasysh se janë edhe dy lote të tjera që do të përmirësohen e do të vazhdojë puna, sidomos pjesa e sheshit Shqiponja deri tek shkolla industriale. Këtu bëhet fjalë për të gjithë atë projekt që ka thënë qeveria shqiptare për rritjen e standardeve të rrugës, ku edhe unaza e Tiranës është pjesë shumë e rëndësishme e këtij projekti 4 vjeçar.

Aktualisht puna po vazhdon në segmentin nga Farka deri në Uzinën e Autotraktorëve në Shkozë.

Gjiknuri:

Pjesa tjetër është nga Farka deri në Shkozë, janë dy lote të tjera për të cilat ne po bëjmë disa përmirësime nga projekti aktual për ta sjellë në standardet e duhura. Ju e shikoni që unaza e Tiranës është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare dhe gjithë ajo punë e mirë, jo vetëm do të ndihmojë lehtësimin e trafikut në qytetin e Tiranës por do të jetë një nyje e rëndësishme e qarkullimit për të gjithë Shqipërinë. Dihet se Tirana përmbledh trafikun kryesor në Shqipëri. Shumë shpejt, me projektin që po bën Drejtoria e Rrugëve edhe për një mbikalim siç duhet këtu ter kryqëzimi i TEG-ut, kjo do të lidhet edhe me rrugën e re të Elbasanit. Unaza do të vazhdojë edhe me procesin tjetër që fillon nga shkolla Industriale deri te sheshi “Shqiponja” ku edhe ai segment do të kthehet brenda parametrave të duhur në mënyrë që fluksi i trafikut të mos pengohet.

Në këtë segment është ndërtuar një tunel, një mbikalim automoblistik nënkalime për këmbësorët si  dhe  për mjetet bujqësore.

Veritas.com.al/