![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2016/05/shkup-fontana-filipi-ii_1462440989-3448242.jpg)
Qytetarët e Shkupit sot në mëngjes i befasoi ngjyra e kuqe e fontanës së Olimpisë që gjendet në sheshin “Filipi II”, në hyrje nga Çarshia e Vjetër.
“Fontanat mund të pastrohen, por gjaku i viktimave jo”, shkruan në faqen e organizatës “Bunt” (“Rebelimi”) në Facebook, ku u publikua fotografia e fontanës. Bëhet fjalë për ngjyrosje të ujit në këtë fontanë me ngjyrë të kuqe, me të cilin simbolizohen “viktimat e regjimit” në Maqedoni.
Para dy javëve u “përgjak” edhe fontana e Aleksandrit të Madh “Ushtaraku në Kalë” në sheshin Maqedonia.