(Marrë nga dosjet e Policisë Italiane)
Përgjime të shumta janë bërë nga policia italiane në lidhje me hetimin e ‘Grupit Habilaj’, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në një telefonatë të përgjuar mes Florian Habilaj që ndodhej në Tiranë dhe Moisi Habilaj që ndodhej në Siçili, diskutohet për takimin e paradites së datës 6 tetor 2013.
Zbardhja e bisedës telefonike mes Florian Habilajt dhe Moisi Habilajt:
Florian Habilaj: Më kërkoi shefi i madh në Tiranë
Moisi Habilaj: Çfarë donte shefi?
Florian Habilaj: Asgjë, për situatën
Moisi Habilaj: Ah … ai i fole me ti
Florian Habilaj: Po, më priti në orën 11:30, edhe taksinë ma pagoi
Moisi Habilaj: Çfarë tha
Florian Habilaj: Më tha, ‘kush janë këto … çfarë kanë … si janë punët’ … e unë i thashë ‘kështu e kështu’.
Moisi Habilaj: Atëherë…
Florian Habilaj: Më tha ‘mos u shqetëso, mos u mërzitni … është çështje orësh.
Moisi Habilaj: Ah, mirë, ti duhej ti thoje që ne nuk kemi faj, këtë duhej ti thoje.
Florian Habilaj: Por unë i thashë që ne … për asgjë. E ai më tha që ‘ata e kanë bërë qëllimisht që unë ti merrja në telefon’.
Moisi Habilaj: Edhe ne e kemi kuptuar. Ja pse nuk e shqetësuam (shefin).
Florian Habilaj: Edhe ne e kemi mësuar … dhe më tha…I mora në telefon dhe u thashë: ‘Nuk duhet të përfshiheni në lojëra, në çështje të fatit’
Moisi Dalipaj: I ka thirrur ai (e ka fjalën për një njeri të tretë)
Florian Dalipaj: I kishte thirrur ky (e ka fjalën për shefin e madh) … i kishte marrë në celular, më dëgjon?
Moisi Dalipaj: Alo, po më thuaj vlla.
Florian Dalipaj: I kishte marrë ai në celular dhe u kishte thënë që nuk duhej të ishin përzier dhe duhej që ti linin (e ka fjalën për para, kapitale të përbashkëta) për lojëra të fatit … u kishte thënë.
Moisi Dalipaj: Po…
Florian Dalipaj: Ai i ishte përgjigjur me justifikime, jo kështu e jo ashtu, “janë të tjera” (gjithmonë bëhet fjalë për para) … porsa u përket të tjerave, çfarë ke në plan për të bërë, bëje shpejt … i kishte thënë.
Moisi Dalipaj: Përsë kishte humbur kohë … po … dhe pastaj
Florian Dalipaj: Asgjë, ai tjetri kishte filluar që të dridhej dhe e kishte ulur zërin.
Moisi Dalipaj: … të qeshura …
Florian Dalipaj: Gjithsesi nuk duhet të shqetësohesh për gjë, më tha në fund shefi i madh … ik e mos mendo më asgjë.
Moisi Dalipaj: A e ka parasysh ai
Florian Dalipaj: E ka si jo … ia thashë, ia thashë të gjitha Moisi
Moisi Dalipaj: Atëherë, ok
Florian Dalipaj: I thashë … ne nuk goditemi … na kanë shqetësuar … na kanë shkatërruar biznesin, i thashë shefit të madh.
Moisi Dalipaj: Në rregull.
Florian Dalipaj: Më tha, ik e mos u shqetëso … ty të ka dërguar përshëndetje në mënyrë të veçantë.
(Vijon)