Një autobus me nxënës ka dalë nga rruga në Qafë Thanë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Për shkak të motit të keq dhe lagështirës, autobusi ka rrëshqitur duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Policia sqaron se autobusi nuk është përmbysur dhe nuk ka asnjë fëmijë të lënduar.
5 nxënës janë dërguar në spitalin e Përrenjasit pasi janë trembur nga rrëshqitja e mjetit. Burime nga ky spital thonë se nuk ka asnjë të lënduar mes tyre.
Në autobus udhëtonin një grup gjimnazistësh nga Roskoveci. Policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes.
Veritas.com.al/