Nga Besnik Aliaj
Permbytja e te dieles ne Tirane nuk eshte nje rastesi apo fatkeqesi qe u faneps krejt pa pritur! Klima ne nivel global, kombetar dhe lokal tashme ka ndryshuar. Kjo dihet! Por nderkohe pak ose aspak eshte bere per te ashtuquajturin “rindertimi i territorit” sot e 30 vjet. Sot siperfaqe te tera, ne qytet e me gjere ne territor, jane lene ne meshire te fatit. Ato nuk kultivohen, nuk perpunohen, nuk trajtohen, nuk mbrohen, nuk planifikohen. Per to nuk ka asnje ndjeshmeri e investim.
Mendojme: per qytetin e izoluar, por jo per territorin ne teresi; per zonat e ndertimit, por jo per pyjet e bujqesine; per autostradat por jo per kanalet kulluese e vaditese; etj. Si pasoje erozioni dhe ndotja po bejne te veten. Dhe situata do te rendohet me keq! Ju siguroj. Ca me keq kur nderhyrjet behen te gabuara si ne rastin e autostrades Tirane-Durres per shembull …
Kompanite dhe sherbimet atje, perfshi institucionin qe drejtoj u permbyten te dielen thjesht nga budallalleku apo arroganca e nje projekti qe mbeti siperfaqesor dhe nuk trajtoi mungesen e infrastruktures dhe sherbimeve ne zonen qe eshte motorri ekonomik i vendit. Madje askush nga autoritetet vendore, rajonale apo qendrore nuk u duk ne zone as tani 48 ore pas kesaj ngjarje. Nuk po flas per demet materiale dhe pergjegjesite ligjore qe eshte histori me vete.
Ky eshte turp! Ne paguajme taksa e kontribute me shume se cdo zone ne vend por nuk marrim fare sherbime. Madje dhe rruga sekondare po shkaterrohet cdo dite. Energjia nderprehet pa teklif. Transport publik nuk ka. Kanalizime s’ka! Nderkohe kontrollet e gjobat vijone sikur te jemi kulake e jo kontribues sociale! Ky eshte vertete turp! Tani kemi kusur dhe permbytjet, se dikujt ju tek te beje nga bulevardi tiranes nje project totalisht gabim e qe nuk ka lidhje fare me realitetin dhe nevojat tona.
Mos u merrni me me fadada, dhe gjethet e thara te vjeshtes “si ne Paris” po perveshni menget e futjuni punes, dhe problemeve reale qe po agravohen. Ju nuk jeni zgjedhur per te na bere “favore” por qe te na jepni sherbim. Ndryshe lerini karriket atyre qe dine dhe duan te bejne kete pune sa pa u cuar mileti ne revolte …