Eruoparlamentarja Fajon, e cila loboi në favor të Shqipërisë për liberalizimin e vizave, ka postuar opinionin e saj mbi qëndrimin e presidentit të Francës mbi bllokimin e negociatave me Shqipërinë.

Ajo shkruan:

“Ky është një turp i madh. Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike! Këta drejtues kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund pranojnë të fillojnë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Tanja Fajon.

Veritas.com.al/