Reshjet intensive të shiut kanë sjellë përmbytjet e para gjatë kësaj vjeshte në shkodër.
Më problematike situata raportohet në bashkinë e Vaut të Dejës, në njësitë administrative Bushat dhe Hajmel.
Në Vaun e Dejës raportohet se shumë banesa kanë prezencë uji. Kryebashkiaku Kristian shkreli thotë se gjendja është rënduar në Hajmel dhe Bushat pasi ka dalë nga shtrati përroi i Glinës.
Dëme sipas Shkrelit janë shkaktuar edhe në bujqësi ,blegtori dhe koshere bletësh.
Ndërsa është vështirësuar ndjeshëm qarkullimi në rrugë të cilat janë mbuluar plotësisht nga uji
Po ashtu sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore rezultojnë të jenë plotësiht nën ujë duke shkaktuar dëme në të mbjella
“Edhe verilindja e vendit eshte perfshire nga reshje te dendura te shiut. Ne rrugen hyrese te qytetit te Kukesit, pati rrëshqitje dherash ndërsa në rrugën e Kombit u regjistruan rënie inertesh dhe prezencë e shumtë uji. Ndërkohë që në Shtiqen është rezultojnë të permbytura siperfaqe të konsiderueshme e tokes bujqesore.”
Reshjet e shiut, në disa akse rrugore kane shkatuar prezencë uji apo edhe rënie inertesh, ndaj Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.Ndërsa në terren ndodhen firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, me qëllim pastrimin në kohë të segmenteve ku, ka pasur rënie inertesh në rrugë.
Komente