Kryeministrja daneze Mette Frederiksen do të vizitojë Berlinin, Parisin dhe Brukselin teksa kërkon të formësojë një përgjigje të përbashkët evropiane ndaj planeve të presidentit amerikan Donald Trump për të marrë Groenlandën.

“Danimarka është një vend i vogël me aleatë të fortë. Dhe është pjesë e një komuniteti të fortë evropian, ku së bashku mund të përballemi me sfidat … Me luftën në kontinent dhe ndryshimet në realitetet gjeopolitike, … uniteti është jetik,” tha ajo.

Turneu i saj pason një takim me kryeministrat e Suedisë dhe Norvegjisë, si dhe presidentin e Finlandës, në Kopenhagë në fundjavë. Danimarka njoftoi një ditë më parë se planifikon të investojë 2 miliardë euro për të rritur sigurinë e saj në rajonin e Arktikut me anije të reja, drone me rreze të gjatë dhe satelitë për të ndihmuar policinë e rajonit./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *