Ka ndërruar jetë në spital 19 vjeçari italian që u përplas me Jet Ski mesditën e së dielës në Velipojë.
Policia njofton se Nicolo Lorio ishte dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës por s’ka mundur të mbijetojë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 1 milje jashtë perimetrit te sigurisë, ku 19 vjeçari u përplas me një tjetër Jet Ski, që drejtohej gjithashtu nga një shtetas italian.
Ndërkohë, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti