Protesta e thirrur këtë të hënë para Parlamentit ka nisur të tensionohet, pasi disa prej protestuesve janë përpjekur të afrohen drejt godinës së Kuvendit.Prej disa minutash, protestuesit po lëvizin në rrugët përreth zonës, duke kërkuar të çajnë kordonin policor, por janë ndaluar nga rrethimi i vendosur nga efektivët.Gjatë përplasjeve janë shënuar edhe momente tensioni, ku disa protestues kanë hedhur vezë dhe domate në drejtim të efektivëve të policisë. Nga ana e tyre, forcat e rendit kanë përdorur në disa momente spraj me lëndë irrituese për të shpërndarë turmën dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.

Protestuesit po mundohen të çajnë edhe kordonin e policisë ndërsa policia ka shoqëruar një prej tyre.

Protestuesit kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve, por edhe të policisë, me të cilët i përplasën pranë Xhamisë. Janë disa protestues që u shoqëruan, mes tyre edhe një prej organizatorëve Arben Kola.

Për protestën e sotme janë të angazhuara mbi 1500 forca policore, që kanë formuar kordonë në të gjithë zonën përreth Parlamentit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *