(FOTO: Merkel, Schulz dhe May)/

Ka të ngjarë që zgjedhjet e ardhshme federale në Shtator, ish- presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz të zgjidhet nga Socialdemokratët për të qëndruar përballë kancelares së qendrës së djathtë, Angela Merkel.

Në shpjegimin mbi vendimin e tij për të mos u zgjedhur më në Parlament, lideri i SOD dhe zëvendës kancelar aktual, Sigmar Gabriel tha pa ironi se “Schulz po qëndron për një fillim të ri. Kjo është e tara çfarë ndodh me zgjedhjet e Bundestagut”, raporton The Financial Times.

Martin Schulz është një politikan veteran, që ka kaluar më shumë se 20 vjet si anëtar i Parlamentit Europian dhe pesë vjet si president i tij. Ka qenë figurë kyç në çështjen e integrimit evropian.

Por Mr. Schulz nuk ka qenë kurrë anëtar i parlamentit Gjerman. Partia e tij ndodhet disa pikë prapa Partisë së zonjës Merkel (CDU).

Veritas.com.al/