
Lufta midis Izraelit dhe Iranit nuk ndalet.
Gjatë natës sulme të reja në Tel Aviv dhe Izraelin qendror, ndërsa raketa janë lëshuar edhe drejt Teheranit.
Të paktën 16 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur janë raportuar në Izrael, ndërsa në Iran të paktën 224 viktima janë regjistruar që nga e premtja.
Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim konfirmoi se kreu i departamentit të inteligjencës së Gardës Revolucionare, Mohammad Kazemi, dhe dy oficerë të tjerë u vranë në Teheran.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, u evakuua në një bunker nëntokësor në verilindje të Teheranit disa orë pas fillimit të sulmeve izraelite të premten, siç raportohet nga Iran International.
Donald Trump ndërkohë bëri me dije se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Izraelin në mbrojtjen e vetes”.
“Mendoj se ka shanse të mira për një marrëveshje Izrael-Iran”, shtoi ai.
Ndërkohë, Benjamin Netanyahu mohoi se Presidenti amerikan vuri veton ndaj një plani izraelit për të vrarë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters.
Komente