Ka nisur me tensione seanca e sotme plenarë në Kuvend. Deputetët e siç edhe paralajmëruar kanë kthyer përmbys karriget e deputetëve socialistë duke penguar vijimin e seancës. Teksa kanë bllokuar foltoren në Kuvend deputetët e opozitës kanë vendosur ta çojnë deri në fund paralajmërimin e tyre për të penguar punën.

Ndërkohë deputeti Ervin Salianji ka ndezur tymuese në Kuvend. Gjithashtu deputetët e opozitës kanë krijuar zhurma duke përplasur tavolinat. Nga ana tjetër deputetët e Partisë Socialiste miratojnë projektligjet në rendin e ditës.