Të premten është promovuar murali “Nexhmije Pagarusha”, që është punuar në ballinën e një ndërtese në rrugën “Qamil Hoxha” dhe “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.
Drejtoresha e “Mural Fest”, Lebibe Topalli, ka thënë për Albanian Post se krijimi i muralit ka filluar para katër ditësh dhe është shumë e lumtur që ky projekt po realizohet.
“Jam shumë e lumtur që më në fund ky projekt po realizohet pasi që përgatitjet dhe çështjet teknike na kanë marrë shumë kohë, gjë që ka ndikuar në shtyrjen e fillimit të punës në këtë mural”, është shprehur .
Mural Fest, i cili ka filluar punën me Rita Orën në Komunën e Ferizajit, do të përfundoj me Nexhmije Pagarushën, në Prishtinë.
“Këtë vit e kemi filluar me një mural për Rita Orën dhe po e mbyllim me ikonën Nexhmije Pagarusha, murale tjera nuk do të ketë”.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës, “të cilët janë treguar shumë bashkëpunues dhe kanë bërë punën tonë më të lehtë”, ka deklaruar Topalli