Sot në mëngjes 5 minatorë janë plagosur në Traverbankun e minierës së Klosit, Burrel.

Vetë Kompania AlbChrome njofton se ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit në Traverbankun e minierës së Shën Gjonit të Klosit ka ndodhur një avari në të cilën janë aksidentuar 5 punonjës.

Mësohet se dy nga minatorët ndodhen në gjendje të rëndë.

Ne deklaratën e kompanisë thuhet se nga kompania janë marrë masat e menjëhershme për të bërë trajtimin e duhur mjekësor të të lënduarve, të cilet pasi janë dërguar në spitalin rajonal të Burrelit, është konstatuar nevoja që 3 prej tyre të dërgohen në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Avaria është shkatuar nga pakujdesia e dy prej punonjësve të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e sigurisë në punë- deklaron kompania.

Veritas.com.al/