Pesë zyrtarë Saudit përballen me dënimin me vdekje për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, i cili ishte copëtuar brenda konsullatës së mbretërisë Saudite në Stamboll. Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman nuk është i përzierë, tha prokurori ditën e Enjte.
Deklarata vjen pas thirrjeve të forta ndërkombëtare mi vrasjen e Khashoggi, i cili ishte një editorialist i Washington Post dhe kritik i qeveritarëve Saudit. Herën e fundit ai është parë duke hyrë në konsullatë në 2 Tetor tek mbante në dorë disa shkresa për martesën e tij.
Khashoggi vdiq pasi u drogua dhe pastaj u copëtua pjesë- pjesë- tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik gjatë konfirmimit të parë Saudit se si ishte vrarë gazetari.
Pjesët e trupit të gazetarit janë nxjerrë jashtë konsullatës nga një agjent, tha zëdhënësi.
Ai mohoi që Princi Mohammed të ketë ndonjë dijeni mbi vrasjen.
Veritas.com.al/