Një pashkakat borshit, sot në mëngjes i ka dhënë ngjyrë të kuqe ujit të kaltër të detit.
Kur e kanë parë njerëzit pamjen ‘horror’ janë ndodhur para të papriturës. Fëmijët janë lemerisur dhe larguar nga bregu i detit ku po luanin, ndërsa disa burra i janë afruar vendit të ‘ngjarjes’. Peshkatari që vazhdonte të hapte me thikë trupin e një peshku shumë të madh, ka bërë sikur nuk po ndodhte asgjë.
Nuk ndodhej asnjë roje e bregdetit dhe ndërkohë në legjislacion nuk ka asnjë ligj që e ndalon krijimin e pamjeve të rënda në ditë pushimesh.
Burrat kanë debatuar me peshkatarin, por si ‘me murin’. Deti i kaltër mori pamje të frikshme sidomos për fëmijët. JOQ ndodhej në vendin ku ndodhi ngjarja dhe ka fotografuar detin me gjak peshku.
Sipas peshkatarit ai ishte një peshk rreth 15 kg.
Veritas.com.al/