(FOTO: I dyshuari i pestë, Admir Murataj)/

Informacionet nga Policia se mbrëmë po “gjuante” nga toka dhe nga ajri për të zbuluar dy personat e tjerë të përfshirë në grabitjen e Bankës me 9 shkurt, rezultuan me një komunikatë se është zbuluar i pesti. Mbetet edhe një i gjashtë në kërkim.

Emri i të pestit që u zbulua dji është Admir Murataj, i arratisur nga burgu i Trikallës bashkë me grupin e Ilir Kupës.

Murataj ka grabitur edhe një bankë në Larisa të Greqisë, ai  dyshohet se ka qenë pjesmarrës në grabitjen edhe të  argjendarisë, të ndodhur në një qendër tregtare.

Mësohet se ka dyshime që ai të jetë larguar drejt Greqisë.

/Veritas.com.al/