Nga Vanessa Feeltner/ Dayton, OH/

Organizata Change.org i ka dërguar një peticion Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara ku kërkon që të ndalojë nga çdo biznes  në Shtetet e Bashkuara,  George Soros dhe anëtarët e familjes së tij. Ata i kërkojnë Presidentit që të ndalojë George Soros dhe familjen e tij që të pranohet si kontribues në fondacione, në politikë, etj.,  me qëllim që ky njeri “të mos ketë më influencë për të manipuluar politikanët tanë të korruptuar”- thuhet në Peticion.

Ne  konsiderojmë se do të ishte “krim” sikur të pranohej qoftë edhe një para prej tij- thuhet më tej

Peticioni i kërkon Presidentit Trump  që lëshojë një kërkesë për “arrestimin” e George Soros, për krimin e “marrjes peng të njerëzve” për protesta, rrëmujë dhe agresion,  që po plagos njerëz dhe po  dëmton ekonominë.

Më tej, peticioni vazhdon: “I kërkojmë Presidentit të SHBA që menjëherë të mbyllë” organizatën e Soros me emër “Move on Org”, e cila ka blerë protestues dhe po rrënon paqen e njerëzve në Amerikë.

Nënshkruesit e peticionit përmendin se si Soros në vitin 2003 ka shkruar lajtmotivin e tij: “Ta shpojmë flluskën e supermacisë Amerikane”.  Soros- thuhet në peticion, – në mënyrë të vazhdueshme vazhdon të punojë që ta arrijë këtë qëllim, duke blerë qeverinë, duke manipuluar monedhën tonë, duke blerë politikanë, duke blerë influencë mbi vlerat e Perëndimit.

Sipas Peticionit, Soros ka financuar të drejtën për abortin, ateizmin, legalizimin e drogës, edukimin me seks, eutanazinë, feminizmin, kontrollin e armëve, globalizimin, emigrimin në masë, dhe eksperimente të tjerë të inxhinieringut të shoqërisë.

Ai (Soros) u përpoq që të dërgonte refugjatë për të falimentuar dhe për të destabilizuar vendin tonë. Ai vazhdon të ndërhyjë dhe manipulojë qeverinë tonë me pagesat e tij për politikanë të korruptuar, duke përfshirë edhe rinumërimin e votave, duke u përpjekur që të largojë edhe presidentin e zgjedhur në shtetet e Bashkuara.

Soros vazhdon të financojë grupe të dhunëshme si psh., “Black Lives Matter”, t’i  paguajë ata me qëllim që të kryejnë krime kundër amerikanëve të pafajshëm- thuhet në Peticion.

Në moshën e tij të thyer, tani ka futur të birin, Alex Soros  me qëllim që të vazhdojë axhendën familjare të  takimeve me politikanë dhe media.

Ky duhet të ndalohet tani!- shkruajnë pjesëtarët e Peticionit.- Ne, populli, nuk e tolerojmë më George Soros. Ai është i betuar që të shkatërrojë vendin tonë, prandaj pengesa duhet të vendoset menjëherë në rrugën e tij djallëzore, kundër tij dhe familjes së Soros në Amerikë…

Kështu përfundon Peticioni, me fjalët : “Ju faleminderit President Trump!”

/Veritas.com.al/

Image result for george soros asked for arrest