Agim Faja ka lindur në Shijak në 14 mars 1939, ai ka mbaruar Shkollën e Mesme Pedagogjike në Elbasan në vitin 1954 dhe më pas shkon në liceun artistik ‘Jordan Misja’ në Tiranë, ku përfundon studimet në vitin 1958.

Në vitin 1960 ndjek edhe studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve i sapo hapur në atë kohë, ku merr mësime nga pedagogët Vilson Kilica dhe Guri Madhi.

Agim Faja është pjesëmarrës ose edhe autor në shumë ekspozita kolektive dhe personale.

Në vitin 1987 i akordohet titulli “Piktor i Merituar”, kurse në vitin 1996 presidenti i asaj kohe Sali Berisha i jep titullin “Pishtar i Demokracisë”.

Ai është nderuar edhe me titullin “Qytetar Nderi i Shijakut”

Ceremonia e varrimit bëhet sot në orën 17:00 në Shijak.

Veritas.com.al/

Image result for agim faja