I përfshirë nga stuhia #MeToo, tenori ka marre këtë vendim duke deklaruar se akuzat kishin “kompromentuar” aftësinë e tij për të vazhduar punën si drejtor i kompanisë

Nga: Alessandro Zoppo /

Placido Domingo dha dorëheqjen nga drejtimi i Operas së Los Angeles pas akuzave për ngacmim seksual.

Sipas asaj qe raportohet nga New York Times, tenori dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë që nga 2003 ka marre këtë vendim duke deklaruar se akuzat kishin “kompromentuar” aftësinë e tij për të vazhduar.

I përfshire nga stuhia #MeToo, Domingo duhet të jete arritur nga rreth 11 denoncime të reja. “Akuzat e fundit në media – thotë 78-vjeçari këngëtar lirik spanjoll në një deklaratë të lëshuar sot – kanë krijuar një atmosferë që më pengon të jem i dobishëm për këtë kompani që e dua kaq shumë”.

Placido Domingo hedh poshtë akuzat kundër tij

“Edhe nëse do të vazhdoj të kërkoj të rivendos reputacionin tim – shton Domingo -,kam vendosur që për Los Angeles Opera ishte më mirë të lija pozicionin tim si drejtor i përgjithshëm dhe për momentin të heq dorë nga shfaqjet e planifikuara”. Christopher Koelsch, president dhe drejtor ekzekutiv i Operës së Los Angeles, “ka marre dhe pranuar” dorëheqjen e Domingos dhe ia ka komunikuar atë përmes postës elektronike stafit te kompanisë.

Zgjedhja për të lënë drejtimin e Operës së Los Angeles vjen pas asaj te javës së kaluar: Domingo ka anuluar debutimin në Metropolitan Opera të New York me prodhimin e ri të Macbeth të Verdit.

Në dëshmitë e dala nga mesi i gushtit e deri më sot dhe të raportuara nga Associated Press, siç është ajo e sopranos Angela Turner Wilson, nëntë gra akuzojnë tenorin per gjeste të papërshtatshme (puthje të detyruara, duar të futura nën fustan dhe në gjoks),telefonata insistuese dhe raporte jo konsensiente nën kërcënimin e ngadalësimit të karrierës për ate që refuzonte avancat e tij.

Faktet kanë filluar në fund të viteve ‘80. Nancy Seltzer, zëdhënësja e Domingos, ka mohuar gjithmonë akuzat ndaj këngëtarit, duke e quajtur hetimin e Associated Press një “fushatë denigruese” që “jo vetëm është e pakuruar, por edhe jo etike”, e karakterizuar nga “akuza jo konsistente” dhe ” “mospërputhje”.

VERITAS.COM.AL/