Me zgjedhjen e Emmanuel Macron si president i Francës të Dielën e kaluar, numërohen katër liderë të vendeve kryesore të Europës- Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Francë dhe Itali- kanë zero fëmijë mes tyre, një gjë që kurrë më parë nbuk ka ndodhur.
Lista e kombeve Eruopiane që qeverisen nga liderë pa fëmijë vhdon përtej radhës së parë të liderve që kryesojnë vendet më kryesore ekonmike të kontinentit. Këto kombe janë Suedia e Stefan Löfven dhe Mark Rutte i Holandës- gjithashtu pjesë e klubit.
Kjo rrjedhë ngjarjeje është shënuar nga përdoruesit e medias sociale, gazetarë dhe politikanë, të cilët kohët e fundit kanë akuzuar figura si Emmanuel Macron dhe Theresa May si jo aq të interesuar për kombet e tyre në të ardhmen sepse ata nuk kanë fëmijë të tyre.
Kombet e Europës, sidomos Itali e Gjermani, ndodhen para kërkesave jetike që një çift prej dy bashkëshortësh të lindë të paktën dy fëmijë, të paktën për të zëvendësuar prindërit e tyre. Por në vend që këto shtete të ndërtojnë familje me fëmijë, kanë vendosur që të importojnë të rinj nga Lindja e Mesme për të zëvendësuar plakjen e shoqërisë.
/Veritas.com.al/