MAL I ZI- Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, në Samitin Ballkan-BE, i cili po mbahet në Kotor të Malit të Zi tha se gjashtë vendet e rajonit duhet ta marrin seriozisht planin e zhvillimit të dizejnuar nga Bashkimi Evropian.
Ai theksoi se Bashkimi Evropian do punojë pa pushim për të afruar Ballkanin me familjen e madhe evropiane.
“Plani për zhvillim nuk është më një draft, por një realitet, të cilin kemi vendosur ta realizojmë. Duket që rajoni e ndjen këtë moment gjeopolitik, por ka nisur të ketë një motiv për të çuar përpara ata që kemi nisur, për ta sjellë Ballkanin Perëndimor, deri në nivelin e konvergjencës së Ballkanit Perëndimor me BE”, tha ai.
Sipas tij, oferta që BE ka vendosur në tavolinë duhet të marrë seriozisht dhe ta zbatojë atë në terren.
“Ballkani është optimist natyrisht. Oferta që BE ka vendosur në tavolinë duhet të na shtyjë përpara. Komisioni i ardhshëm Evropian duhet të jetë një komision për zgjerim, që në fund të mandatit do të shoh një numër më të lartë të anëtarëve. Duhet të punojmë në terren, sepse kjo është siç kam treguar dhe kjo nuk zbatohet deri në pikën e fundit në terren plotësisht”, theksoi ai.