Një përplasje ka ndodhur në Kuvend ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Tritash Shehut e Edmond Spahos.
Në Kuvend shihet kur në karrigen që është ulur Gazment Bardhi afrohet Jorida Tabaku, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.
Në atëo moment, mes Spahos, Shehut dhe Bardhit shihet debati i ashpër, ku janë përdorur dhe fjalët ku Bardhi i thotë:”Po shko mor zhduku, palaço! Dhe Spaho shihet duke iu drejtuar “s’të vjen turp”. Aty ka ndërhyrë dhe deputeti socialist, Erion Braçe ku thotë “A s’keni turp, ç’a bëhet kështu”.
Kujtojmë se deputeti Demokrat Gazment Bardhi pak ditë më parë hodhi akuzat për një koleg të PD-së që sipas tij mbahet peng nga kryeministri Edi Rama përmes një vile 760 mije euro, ka qenë një ministër i PD. Mes deputetëve që ai la të kuptohen një natë më parë në një emision televiziv u la të kuptohet edhe emri i Edmond Spahos.