
Breshëri arme Kallashnikov janë shkrepur në drejtim të biznesit farmaceutik “CFO Pharma”, subjekt ky që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka, thotë se në drejtim të godinës së “CFO Pharma” janë shkrepur të paktën 20 plumba.
Gjurmët e plumbave raporton gazetari shquhen pothuajse në të gjithë sipërfaqen e xhamit të këtij subjekti. Paraprakisht mendohet se autori/ët kanë qëlluar nga një makinë në ecje e sipër.
Ndërkohë, pronarët e subjektit janë marrë në pyetje nga Policia.
“Mbi 20 plumba kallashnikov, janë marrë në pyetje pronarët e CFO Pharma. Thuajse në të gjithë godinën ka gjurmë plumbash.”, raportoi ai.
Komente