(FOTO: Simpatizanë socialist rrethojnë shtëpinë e Tahirit)/
Nga L. Skiro/
Në krye të gjësë duhet thënë se raportet e politikës me krimin nuk kanë ngjyrë: Thuajse të gjithë ndodhen në të njëjtën enë. Aq sa në një anë arrestohet një ministër socialist, po kështu thuhet se ‘pas tij e ka radhën një ministër demokrat’.
Tani është radha që Socialistët të qëndrojnë mbështetur për muri. Çdo gabim i tyre në këto momente rëndon peshën si ‘krim-mbajtëse’ të enës Socialiste. Aq më shumë që arrestimi i bandës ku bën pjesë ministri Tahiri, është kryer nga kontribut i ndërkombëtarëve, i aleatëve që vëzhgojnë çdo lëvizje politike.
Socialistë po gabojnë në momentin më delikat.
Para pak minutash u njoftua se rreth shtëpisë së Saimir Tahirit janë grumbulluar disa militantë dhe pp brohorasin në favor të ‘ministrit të zemrës’. Askush nuk mund t’i marrë të gjithë ata si trafikantë, por padyshim si të nxitur nga dikush që kryen trafiqe droge dhe i paguan. Për një sy të vemendshëm këta janë një kontingjent ku mund të zhbirilohet rruga e krimit; ose të paktën mund të quhen të përkëdhelur nga paratë e krimit.
Kjo nuk është më e rëndësishme: Me këtë lëvizje nënkuptohen dy aspekte të rënda në raport me krimin. I pari që brenda socialistëve del se ka korente pro- ministrit bandit, dmth., pro krimit. Dhe e dyta, se në radhët e PS nuk ka një unitet për çështje kapilare të drejtimit të shtetit.
Në momentin kur kryetari socialist i Kuvendit, Gramoz Ruçi doli para mediave dhe njoftoi se Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër ora 11.00 për kërkesën për heqjene imunitetit të deputetit Tahiri, militantët te shtëpia e Tahirit shpërthyen në brohoritje.
Veprimet e Socialistëve luajnë me nervat e qytetarëve dhe me aleatët që kërkojnë luftë kundër krimit. Por dëshmojnë edhe karshillëk të Socialistëve në pushtet.
Socialistët po gabojnë gjithë ditën dhe gjithë natën me Tahirin. Deri në orët e vona, kryetari i Kuvendit dhe deputetët socialistë kanë zvarritur çështjen e heqjes së imunitetit, duke tentuar prishjen e provave- sipas opozitës.
Në njoftimet e tyre mbi Tahirin, gjithnjë duket se gjuha e tyre përkëdhel ministrin e shpallur si anëtar të bandave kriminale.
Janë shenja shumë të këqija, që dëshmojnë degradim socialist.
Veritas.com.al/