Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria shqiptare po punon me Microsoft për një model të Inteligjencës Artificiale për prokurimet publike.
Edi Rama: Dua thjesht të them që edhe në prokurimet publike ne nuk jemi absolutisht të kënaqur. Jemi duke punuar për një model të Inteligjencës Artificiale dhe aty, që edhe tek prokurimet publike, si tek shërbimet publike ne të kemi në një masë shumë të madhe instrumentin teknologjik që bën procesin.
Kjo do të bëjë që prokurimet të jenë shumë herë më tepër transparente, të jenë shumë më të shpejta, të krijojnë shumë më tepër mundësi për punonjësit e administratës që të merren me çështjet e tjera sepse vetëm të numërosh sa komisione prokurimesh ngrihen në Shqipëri dhe sa punonjës në të gjitha nivelet futen nëpër komisione prokurimi, janë një ushtri e tërë, me dhjetëra e mijëra njerëz, që normalisht nuk janë as të detyruar e as mund t’ia kërkosh që të dinë çdo gjë për sesi bëhet një proces prokurimi.
Komente