(FOTO: Ermira Mehmeti)
E keni parë shpesh herë edhe në ekranet e Tiranës. Në fillim ju ka “gozhduar” më shumë se një ditë më vonë. Por gjithnjë mbeti e qartë dhe e këndshme, “agresive” dhe e përmbajtur; shqiptare e Tiranës por më shumë shkupjane; spekulative por edhe e drejtpërdrejtë… Kjo është Ermira Mehmeti, deputete e BDI në Maqedoni.
Gjatë verës që kaloi plasi një skandal “seksual” me protagoniste Ermirën. Ajo u kap në një video amatore sikur fliste “e këputur” në dashuri me zëvendës- kryeministrin e Maqedonisë. Më vonë u tregua aq e zonja sa ta bënte të paqenë bisedën; madje edhe ta çonte në burg autorin e videos si “mashtrues” dhe falsifikator.
Por aty mbaroi gjëja.
Ermira Mehmeti qe nga ato femra që nuk mund të harrohej shpejt. Po pyesnin njerëzit në këto zgjedhje: “Ç’u bë ajo?…”. Ajo simpatikja, deputete, e gojës, e gjallë,.. hë mo, e mban mend? Pyetej rreth Ermira Mehmetit.
Ajo nuk u bë më deputete e Maqedonisë. Por nuk iu nda politikës, gjithashtu
Ja ku është…. Ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, është angazhuar si këshilltare nga Parlamenti austriak. Më saktë, bëhet fjalë për një kontratë një vjeçare si këshilltare politike dhe juridike e deputetit austriak, Stefan Schennach, në Këshillin e Evropës.
“Kontrata parashikon angazhimin tim si këshilltar politik dhe juridik i Deputetit Stefan Schennach, në fushat e marrëdhënieve ndërkombëtare, hartimit të strategjive për Ballkanin, zhvillimin e qëndrueshëm, energjisë së rinovueshme. Në mënyrë më specifike, kontrata parasheh angazhim, këshillim dhe asistencë në hartimin e raporteve dhe Rezolutave të Këshillit të Evropës në Komitetin e Monitorimit, konfliktit ndërmjet vendeve anëtare, Komitetin për kulturë dhe Komitetin mbi Rregulloren e Asamblesë Parlamentare”, deklaroi për Gazetën Lajm, Ermira Mehmeti.
/Veritas.com.al/