“Qytetarët e Ukrainës nuk duan të nënshtrohen ndaj Rusisë dhe si pasojë e kësaj, po shkatërrohen dhe shfarosen”.

Kështu ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas rimarrjes së plotë të kontrollit në Kiev, ku edhe është zbuluar një masakër e vërtetë në qytetin e Bucha-s, me qindra trupa të lidhur e të vrarë rrugëve të qytetit.

Në një intervistë të dhenë në distancë për median amerikane “CBS News”, Zelensky e përshkruar sulmin rus si “torturë e një populli të tërë”.

I pyetur drejtpërdrejt nëse mendon se aktet e Moskës përbëjnë akt gjenocidi, kreu i Kievit ishte i qartë, duke pohuar.

“Po, ky është gjenocid”, tha ai. “Eliminimi i një populli të tërë dhe njerëzve të këtij vendi është gjenocid. Ne jemi qytetarë të Ukrainës, edhe pse kemi më shumë se 100 kombësi”.

Për Zelenskyn, kjo çështje lidhet edhe me shkatërrimin apo shfarosjen e gjithë këtyre kombësive që gjenden në territorin e vendit, të cilin ai e drejton.

Kjo sipas tij, është e papranueshme, mbi të gjitha për faktin se po ndodh në Evropën e shekullit të XXI-të.

Në ngjarjen e Bucha-s, qindra persona kanë mbetur të vrarë sipas raportimeve.

Rrugëve të qytetit, janë gjendur njerëz të ekzekutuar me duart të lidhura pas shpine.

Varre masive po ashtu janë gjetur, me më shumë se 200 persona të groposur brenda.

Akti është dënuar nga krerët më të lartë perëndimorë, ku edhe kërkuar një hetim i plotë i pavarur ndërkombëtar, si edhe drejtësi nga gjykatat, të cilat kanë për detyrë të marrin vendimet më të ashpra nëse faktohet gjenocidi rus në Bucha.