Ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike pas marrëveshjes Rama-Basha nuk do të qëndrojnë në qeverinë Rama deri në fund të mandatit, në shtator, thuhet në media pranë qeverisë Rama, por akoma nuk ka një deklaratë- sipas gazetës Koha Jonë
Kur ata nisen detyrën më 22 maj, kryeministri Rama tha se ministrat teknikë do të largohen një ditë pas zgjedhjeve, më 26 qershor.
Por, kur parlamenti është i shpërndarë dhe dekreti për shkarkimin e ministrave do të mbetej vetëm në letër, kryeministri Rama mesa duket ka vendosur të presë që përfaqësuesit e Partisë Demokratike në qeverinë e tij, te largohen vetë.
Mësohet se tërheqja e ministrave teknike nga qeveria është vetëm çështje kohe. Burime te mirinformuara konfirmojnë se të 6 ministrat bashkë me zëvendëskryeministren po punojnë për një raport për zgjedhjet e qershorit.
Raporti synon të evidentojë në mënyrë të detajuar parregullsitë në zgjedhje, sjelljen e policisë dhe përdorimin e administratës shtetërore.
Sipas të njëjtit burim, kur ky raport të jetë mbyllur pas pak ditësh, ministrat teknike do ta konsiderojnë të përfunduar punën e tyre, do të japin dorëheqjen dhe, sipas te gjitha gjasave, do t’ua lenë fuqinë zëvendësministrave.
Por largimi i 7 anëtarëve të opozitës nga qeveria Rama nuk është vetëm një gjest teknik. Politikisht, largimi i tyre mund të ketë edhe një domethënie politike- se ajo e 18 majit nuk ishte një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Por kjo lëvizje duket si një lëvizje taktike që ti vijë në ndihmë deri me 22 korrik Lulzim Bashës që të mos akuzohet nga kundërshtarët se ka bërë pazar me Edi Ramën dhe ka shitur PD-në. Pas 22 korrikut nëse fiton Basha në krye të PD-së, ku gjasat duken se ai fiton sepse ish-lideri Berisha po mbështet Lulzim Bashën, mendohet se do të fillojnë negociatat për qeveri PD-PS.
Për momentin ministrat teknikë po ikin. Po vetëm faktikisht; Strategjia mbetet në fuqi. Qeveri e përbashkët PS-PD në shtator- përfundon komenti i KJ.
Veritas.com.al/