(FOTO: John Podesta)/

Të dielën, në emisionin “Meet The Press”, në kanalin televiziv NBC,  ish kryetari i fushatës presidenciale të Hillary Clinton, John Podesta refuzoi të njohë fitoren e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump si rezultat i “zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”

TODD: Më lejoni të filloj me këtë pyetje. A besoni se këto ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme?

PODESTA: E pra, shikoni, unë mendoj se rusët ndërhynë qartazi në zgjedhje. Dhe unë mendoj se, tani ne e dimë se të dyja C.I.A., drejtori i Zbulimit Kombëtar, F.B.I-ja, të gjithë bien dakord se rusët ndërhynë për të ndihmuar Trump-in dhe kjo siç u vu re këtë javë, NBC-ja zbuloi e para se Vladimir Putin ishte i përfshirë personalisht me këtë. Kështu që, unë mendoj se njerëzit shkuan në votime, hodhën votat e tyre, Hillary Clinton mori 2.9 milion vota më shumë se Donald Trump, por ju e dini se Donald Trump pretendon fitoren me kolegj zgjedhor. Dhe ju e dini se nesër (dmth të hënën, 19 dhjetor), zgjedhësit e mëdhenj do të votojnë.

TODD: Ju nuk iu përgjigjët pyetjes. A besoni se këto ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme?

PODESTA: E pra, unë mendoj se u shtrembëruan nga ndërhyrja ruse. Le ta themi kështu.

TODD: Dhe çfarë do të thotë “u shtrembëruan”? Si duhet t’jua bëj pyetjen për këtë, pra ju… vazhdoni.

PODESTA: Ata- Një i huaj, një kundërshtar i huaj ndërhyri drejtpërdrejt në institucionin tonë demokratik dhe u përpoq t’i anojë zgjedhjet nga Donald Trump-i. Unë mendoj se në qoftë se do t’i hidhni sytë pas  do të shihni se çfarë ndodhi gjatë javëve të fundit, do të shihni se në ç’mënyrë shpërthyen votat, ju e dini, unë kam qenë shumë kritik për mënyrën se si F.B.I.-ja, veçanërisht për mënyrën se si e menaxhoi Drejtori i F.B.I.-së situatën në lidhje me angazhimin e Rusisë kundër email-eve të Hillary Clinton-it. Unë mendoj se gjithçka pati një efekt mbi zgjedhjet.

/Veritas.com.al/