Një bisnesmen i Elbasanit, në moshën 26 vjeçare, është ndaluar para dy ditësh nga Policia e Shtetit në fshatin Balldren, Elbasan. Në makinën e tij u gjetën 800 mijë euro ‘cash’ dhe dy leje drejtimi (patenta) për mjete lundruese. Patentat ishin në emër të Saimir Tahirit- ish ministër i Brendshëm , aktualsiht nën hetim për pjesëmarrje në banda kriminale të trafikut të drogës dhe armëve.

Ministri i Brendshëm u identifikua si pjesëmarrës në organizata kriminale pas arrestimit në Itali të Moisi Habilaj dhe bandës, ku emri i Saimir Tahiraj figuron si zyrtari i shtetit që ka favorizuar veprimtarinë kriminale të tyre.

Zbulimi i sotëm nga policia i lidhjeve të biznesmenit Sota me Tahirin përmes patentave, shkaktoi “tërmet”. “Naiviteti” i një ekipi policor që tregoi të ëvretën, u tërhoq mes hpejtësi po nga shefat e tjerë të policisë. Deklarata e mëvonshme e Policisë pranoi se Orest Sota mbante me vete 800 mijë euro ‘cash’ por nuk pranoi se kishte me vete patentat e Saimir Tahirit. Policia po përpiqet ta fshehë të vërtetën- sipas opozitës dhe sipas provave. Media ka siguruar foto të patentave të Tahirit të gjetura në makinën e Orest Sotës.

Në deklaratën e saj, që fsheh të vërtetën, Policia tha se ‘Oest Sota është arrestuar për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Pak minuta me parë, përmes një postimi në Facebook nga ish- kryeministri Berisha, është zbuluar një fotografi ku ka dalë Saimir Tahiri bashkë me biznesmenin e ndaluar sot, Orest Sota. Kjo dëshmon se Sota dhe Tahiri janë miq dhe mund të shkëmbejnë deri patenta për njëri tjetrin.

Por shkëmbimi i patentave mes ministrit dhe një personi që mban në makinë rreth 1 milionë euro dhe që dyshohet se janë fitime nga trafiku i drogës, tregon bashkëpunim në veprimtari kriminale. E nëjta gjë ndodhi mes ministrit Tahiri dhe trafikantit të drogës Moisi Habilaj, tashmë i arrestuar në Itali. Tahiri i kishte vënë atij në dispozicion makinën e tij Audi A8, si mjet të pakontrollueshëm nga policia.

E njëjta gjë ka ndodhur me marrëdhënien Tahiri- Sota, ku ish- ministri i ka vënë në dispozicion patentat e veta me qëllim që trafikanti i supozuar të mos kontrollohet nga policia.

Ministri i Brendshëm, me autoritetin e postit zyrtar ka mbuluar veprimtari kriminale- sipas të dhënave të deritanishme.

Veritas.com.al/

Image

(FOTO: Patentat e Tahirit në makinën e Orest Sotës)/

https://youtu.be/0b8mJkSC7uM