Është konstatuar sot në Tiranë, gjatë një proteste politike kundër kryeministrit ku u ndodhen përballë deputeti me policin…

Partia Demokratike organizoi sot paradite një protestë në qytetin e Korçës aty ku kryeministri Edi Rama dhe ministrat mbajnë mbledhjen e qeverisë këtë të shtunë.

Në protestë janë dhe deputetët e PD-së.

Policia ka krijuar kordonin e sigurisë dhe nuk lejon protestuesit t’i afrohen godinës, por megjithatë kjo nuk i ka shmangur momentet e tensionit.

Në një moment deputeti demokrat Klevis Balliu i është drejtuar një punonjësi të policisë në detyrë: “Për kë punoni për popullin apo banditin?”

Polici u përgjigj: “Për familjen”.

Thuajse ne te gjitha qeveritë, policia e Shtetit është akuzuar gjithmonë nga forcat politike ne opozite si e lidhur me pushtetin, qëndrim i shprehur veçanërisht ne protesta dhe tubime kundër qeverise, ku policisë i duhet te jete ne krye te detyrës për te ofruar siguri.

Veritas.com.al/