(FOTO: Pamje nga vendi ku ndodhi grabitja në Fushë- Krujë)/

Prej disa ditësh, qëkur ndodhi grabitja e madhe e Bankës BKT gjatë transferimit të parave drejt Rinasit, Fushë Kruja, Preza, Rinasi, Laknasi e zona rreth tyre, janë shpallur nën kontrollin dhe vëzhgimin e Policisë së shtetit “nga ajri dhe nga toka”. Mirëpo bash nën vëzhgimin nga ajri dhe nga toka, mbrëmë në Fushë Krujë janë grabitur paratë e një agjencie që transferon para.

Grabitje u krye nën kërcënimin me  armë e maska mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fushë Krujës.

Një person i maskuar ka hyrë në një agjenci të transfertave të parave në pronësi të Ndriçim A., dhe me armë në dorë i ka marrë shitëses një shumë prej 2 milionë lekë.

Menjëherë pas grabitjes autori është larguar, ndërsa është njoftuar policia, e cila ndodhej prezent në përgjim të autorëve të vjedhjes së Bankës në Rinas.

/Veritas.com.al/