Shkruan “The Guardian”/

-19 persona u ndaluan nga policia në lidhje me sulmin mbi ndeshjen në Shqipëri

-Policia gjeti eksploziv, mjete shpërthyese, armë dhe pajisje elektronike.

 

Policia e Kosovës tha të Enjtën se kishte parandaluar sulmin e një grupi të Shtetit Islamik mbi ekipin kombëtar të futbollit Izraelit që po luante për kualifikimin në Kupën e Botës në Shqipëri.

Policia në një njoftim të saj tha se planet ishin gati për të sulmuar mbi ndeshjen e të shtunës në Shqipër, dhe, në të njëjtën kohë një tjetër objekt sulmi në Kosovë. Nëntëmbëdhjetë persona u ndaluan në Kosovë, një nga të cilët sapo ishte liruar, tha policia. Shqipëria dhe Maqedonia thanë se gjashtë persona të tjerë ishin ndaluar.

Policia e Kosovës tha se në shtëpitë e të dyshuarve u gjetën mjete eksplozive, armë dhe pjesë elektronike, duke përfshirë “materiale fetare dhe leteraturë nga autorë të njohur për ideologjinë e tyre ekstremiste”.

Grupet, në të tre shtetet, të koordinuar nga dy shqipotarë të Shqipërisë që janë pjesë e grupit të terrorit të ISIS në Siri, kishin bërë “të qartë objektivat se kush dhe kur do të sulmoheshin”- sipas njoftimit të policisë.

Vendi ku do të luhej ndeshja ishte ndryshuar “për arsye sigurie”, nga Shkodra në Veri të vendit, afër me kufirin me Malin e Zi- drejt Elbasanit, afër Tiranës. Izraeli fitoi me rezultatin 3:0

Autoritetet shtetërore në Kosovë dhe në Shqipëri kanë deklaruar se nuk ka më qytetarë të tyre që bnëjnë pjesë në formacionet e ISIS, por ja që del se mbeten aktive grupet e ISIS me përbërje edhe nga këo dy vende.

/Veritas.com.al/