Ajo që po ndodh me tifozerinë kuq e zi është një shfaqje e turpshme që po rrezikon të rikthehet në një urrejtje pa shërim.Armando Duka, pasi dështoi ta paraqiste si vepër të Olsi Ramës ngritjen e dronit që na dhuroi tri piket në Beograd, ka lëshuar policinë shqiptare mbi tifozerine kosovare në stadium, vetëm se ata tentuan të hapnin banderola me emrin e Ballist Morinës.

6 kosovarë janë shoqëruar në komisariat, se hodhën parulla kundër kreut të FSHF-së gjatë ndeshjes me Gjeorgjinë. Një ndeshje qartësishtë në funksion të Armando Dukës dhe skedinave.

Jo rastësisht stadiumi ishte pothuajse bosh, pasi shqiptarët e Shqipërisë nuk e prishin rehatllëkun e tyre për ta ndjekur nga stadiumi një miqësore plot dyshime për trukime nga kreu i FSHF-së.

Ndryshe ndodh me tifozët kuq e zi nga trevat shqiptare qe nuk e braktisin përfaqësuesen e futbollit edhe në ndeshje të tilla të neveritshme. Dhe Duka ka zgjedhur pikërisht këtë grup tifozesh për tu hakmarrë. Vetëm një llogari duket se nuk ka arritur ta bëjë Armando Duka i FSHF-së. “Franc 2016”.

Ndeshjet e përfaqësueses sonë kanë për tu ndjekur nga mijra tifozë kosovarë, shqiptarë të Maqedonisë e Malit të Zi që janë rritur në Europë. Aty nuk mund të përdorë policinë franceze si këtë të Saimir Tahirit.

 Dhe mediat nuk do të jenë nën kontrollin e digit-alb që ta fshehin lajmin.