Titulli i librit të njohur të shkrimtarit Petro Marko, “No pasaran’ ka ardhur nga gjuha spanjolle; autori mori pjesë në Luftën Civile të Spanjës 1936- 1939, dhe kur u kthye shkroi librin me titull: “Këtej nuk kalon!”

Por ironia është se duket pikërisht sot, e mërkurë, 3 Janar 2018, është e nevojshme që të kthehet titulli, në mënyrë alegorike, për të pasqyruar qëndrimin revolucionar të politikës në KQZ që nuk lejon të ndëshkohen dy deputetë të dyshuar se kanë kryer krime jashtë vendit disa vite të shkuara.

Deputetët janë Aqif Rakipi i PDIU dhe Gledion Rahovica i LSI, u hetuan nga Prokuroria mbi dyshime se kur kanë qenë në Itali kanë kryer krimin e vjedhjes dhe janë dënuar nga gjykata italiane. Përveç kësaj, deputetët nuk e kanë pasqyruar dënimin në dokumentet e dorëzuar për t’u regjistruar si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ligjeve të miratuar në Kuvend mbi dekriminalizimin, Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandateve të tyre.

Sot ishte dita kur KQZ do të vendoste mbi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandateve.

Mirëpo KQZ nuk ishte në gjendje të vendoste. Politika futi duart në vendimet e KQZ dhe nuk lejoji heqjen e mandateve të dy deputetëve të dyshuar si të inkriminuar. Njësoj si të thuash “No pasaran” (Këtej nuk kalni por të hequr mandatet e deputetëve të inkriminuar).

Kështu që edhe ligji i dekriminalizimit, i miratuar në Kuvend, vihet në pikëpyetje.

Çështja e mandatit të Rehovicës, u shqyrtua e para në mbledhjen që vazhdon në KQZ. Përfaqësuesi politik i PD pranë këtij institucioni kërkoi që ti hiqet mandati deputetit të LSI, ashtu siç ka kërkuar prokuroria, por pas debatesh të ashpëra u hodh në votim propozimi i anëtarit të KQZ, Gëzim Veleshnja, i cili kërkoi që t’i kërkohen organit të akuzës sqarime rreth dosjes se deputetit të LSI.

Pas votimit fitoi propozimi i Veleshnjës, me 4 vota pro (PS-LSI) dhe dy kundër nga përfaqësuesit e PD-së. PS dhe LSI votuan në një linjë politike për Rehovicën, duke i hapur kështu rrugë, (siç edhe ndodhi), po me bashkim votash, edhe rikthimit të çështjes së mandatit të Aqif Rakipit në organin e akuzës, “për më shumë sqarime”.

Veritas.com.al/