Koment/ 

Sado që të thërrasin se janë pro- Evropian dhe pro- Perëndimor, politikanët shqiptarë po dëshmojnë se të gjitha emocionet i lidhin me Lindjen e Mesme dhe me botën Islamike.

Politikanët e Opozitës, sapo shpallën aktivitetin e tyre top- politik, dmth., protestën e madhe për të pushtuar disa institucione ( që këta e quajnë e ardhmja e vendit), në atë moment u dridhen nga një korrent i fuqishëm që u erdhi nga Allahu.

Menjëherë PD dhe :LSI i kërkuan falje Allahut, u përkulën mu në bulevard dhe e anuluan top- politikën e tyre. PD dhe LSI morën vesh nga Allahu Ekber se data 31 maj kur kishin vendosur invazionin mbi Tiranë, na qenka Nata e Kadrit, dhe menjëherë ndërruan rrugë, duke e ndryshuar datën e luftës për pushtet.  Ndryshimi i datës së protestës njoftohet se bëhet në respekt të Natës së Kadrit, e shtyrja më datë 2 bëhet edhe në respekt të kësaj Nate, njoftuan PD dhe LSI.

“Nisur nga fakti qe data 31 Maj është Nate Kadri, në respekt te besimtareve myslimane; dhe nisur nga fakti qe data 1 Qershor është Dita e fëmijëve; Protesta kombëtare do të mbahet më datë 2 Qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë”, thuhet në njoftim.

Partia bëri edhe mëkatin e dytë, që për të fshehur Kadrin ngatërroi edhe fëmijët nëpër atë pisllëk që quhet islamizim i politikës së vendit.

PD dhe LSI duket që edhe në këtë rast i kthejnë shpinën qytetërimit të krishterë perëndimor dhe i bëjnë raja zakoneve Islamike.

Ky është një sinjal i fortë se këto ;parti që e quajnë veten ‘opozitë’ nuk mund të jenë kurrë të besueshme për Perëndimin; aq më tepër që fyejnë votuesit e tyre të besimit të krishterë.

PD gjatë qeverisjes së saj ka mbajtur hapur anën e Islamizimit të politikës, duke kulmuar në anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike.

Por që në ditën e parë të jetës politike, PD nuk pyeti për kristianizëm e zakone të krishtera. Në 31 mars 1991, PD kërkoi dhe zhvilloi zgjedhjet parlamentare, edhe pse ishte Dita e Pashkëve Katolike.

Në mënyrë të vazhdueshme, pushteti i PD ka kryer aktet më ‘djallëzore’ ditën e festave kristiane, si dënimi i Fatos Nanos në ditën e Shën Mërisë, e ndëshkime të tjera në ditën e festës kristiane. Vetë kryetari i PD, Basha, ka deklaruar në gazetën austriake se ‘deputetët katolikë janë kriminelë’

Të paktën u pajtuan me Allahun për Natën e Kadrit

Veritas.com.al/