William Cummings, Nicholas Wu, USA TODAY

WASHINGTON – Presidenti Donald Trump, i pari president modern që po përballet me një impeachment gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, tani kryeson rivalët e tij kryesor Demokratë në garën për mandatin e dytë.

Një studim nacional, i bërë teksa Dhoma e Përfaqësuesve ka planifikuar të ushtrojë një votë për impeachment dhe ta gjykojë në Senat, tregon se Trump ka mundur ish zëvendës- presidentin Joe Biden me 3 për qind të pikëve, senatorin e Vermontit- Bernie Sanders me 5 pikë, dhe senatoren e Massachusetts, Elizabeth Ëarren me 8 pikë.

Në një garë hipotetike, Trump gjithashtu kryeson South Bend, Indiana, Mayor Pete Buttigieg me 10 pikë si dhe mbi ish kryetarin e Bashkisë i Nju Jorkut- Mayor Michael Bloomberg me 9 pikë.

Sondazhi i kryer mes 1000 votuesve të regjistruar, dhe i kryer në periudhën mes datave 10-14 dhjetor përmes kabllit dhe celularëve, ka një marzh gabimi deri në plus- minus 3 për qind të pikëve.

“Pse humbni kohën duke shkuar lart e poshtë me gjithë këto mjete dhe staf me të cilin po shkoni?”pyeti Jason Mayo, 42 vjeç, një shofer kamioni dhe me sa duket votues Republikan nga Greenville, North Carolina, i cili ishte mes të të intervistuarve.

Ai predikoi se Trump do të mundë impeachmentin “që po ndodh ” dhe atëherë fiton edhe zgjedhjet. “Jeta ime është më e mirë se ka qenë ndonjë herë”, tha Mayo. “Kjo është e gjitha”.

Veritas.com.al/

In the latest USA TODAY/Suffolk University poll, President Trump leads all the top Democratic candidates.