UPDATED – Polombarët e RENEA-s kanë gjetur makinën që ra mëngjesin e sotshëm në liqenin e Shkopetit dhe thanë se brenda saj nuk kishte pasur njeri. Makina ishte zhytur në baltë. Po ashtu, ata kanë zbuluar edhe një makinë tjetër, rënë thuajse dy vjet më parë në të njejtin vend.
Policia njoftoi se “në vijim të informacionit ku dyshohet se ka rënë një automjet në liqenin e Shkopetit, është identifikuar targa që ka në përdorur mjeti që dyshohet se ka rënë në liqen.
Targa është AA 969 ND, që i përket automjetit tip benz në pronësi të shtetasit M.P nga Karbunara Lushnjë.
Targat e makinave janë denoncuar të vjedhura në janar 2016 nga ky shtetas në Komisariain e Policisë Lushnjë. Jo automjeti, por vetëm targat janë vjedhur.
Në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët e Reneas.”
Ishte një peshkatar që njoftoi komisariatin e Burrelit. Pas kësaj, u thirrën polumbarët nga Tirana, por ende nuk është njoftuar për viktima.
Për makinën e dytë, ende nuk ka të dhëna se kujt i përket dhe cilit aksident.