Kryetari i bashkisë i Varshavës ka zbuluar një monument të heroit të Luftës së Dytë Botërore i cili vullnetarisht shkoi në Auschwitz dhe informoi direkt mbi kasapanën në kampin e Tmerrshëm. Por pastaj, ai u pushkatua nga regjimi komunist për të vetmin faj që kreu: Informimin mbi kasapanën Naziste në kamp.
Memoriali për Kapitenin Witold Pilecki është i vendosur pranë sheshit ku në vitin 1940, me vullnetin e tij i la Nazistët Gjerman që ta kapin; qëllimi i tij ishte të dëshmonte mbi kampin e Auschwitz. Ishte një hap për t’u bërë i burgosur në kampin e vdekjes.
Pasardhësit e Pilecki takuan qindra banorë të Varshavës gjatë ceremonisë që u mbajt dje, e Shtunë.
/Veritas.com.al/