KAIRO (AP) – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është në Kajro për bisedime me udhëheqësit egjiptianë, ndërsa vazhdon një turne prej nëntë vendeve në Lindjen e Mesme që synon të risigurojë partnerët arabë të Amerikës se administrata Trump nuk po largohet nga rajoni.

Mes konfuzionit mbi planet e administratës për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, Pompeo u takua të enjten me presidentin dhe ministrin e jashtëm të Egjiptit për të diskutuar bashkëpunimin e sigurisë dhe atë ekonomik.

Ai ishte gjithashtu për të mbajtur një fjalim mbi objektivat më të gjera të Uashingtonit ne Lindjen e Mesme.

Pompeo mbërriti në Egjipt pas ndalimeve në Jordani dhe Irak ku kërkoi të garantojë udhëheqësit se tërheqja nga Siria nuk do të thotë se SHBA po braktis luftën kundër grupit të Shtetit Islamik ose lehtëson presionin ndaj Iranit. Nga Egjipti, Pompeo do të udhëtojë për në shtetet Arabe të Gjirit për të paraqitur çështjen.

Veritas.com.al/