21 Janar (UPI) – Sekretari i Shtetit i Sh.B.A-së Mike Pompeo përsëriti mbështetjen e qeverisë së tij për liderin e opozitës së Venezuelës dhe presidentin e përkohshëm Juan Guaido në luftën e tij kundër Presidentit të sulmuar të Venezuelës Nicolas Maduro.
Pompeo dhe Guaido u takuan për herë të parë në ambjentet e eventit të Tretë Ministerial Kundër terrorizmit të Hemisferës Perëndimore në Bogota, Kolumbi, të hënën – një ditë pasi Guaido arriti në vendin fqinj, pavarësisht se një Gjykatë Supreme pro-qeveritare vendosi ndalimin e udhëtimit.
Gjatë konferencës për shtyp, Pompeo beri lavde për Guaidon, duke e quajtur atë “një udhëheqës të madh” i cili do t’i sjellë demokracinë kombit socialist të Amerikës së Jugut.
Pompeo gjithashtu theksoi se afro 60 vende e kanë njohur Guaidon si udhëheqësin e përkohshëm të Venezuelës.
“Duhet ta dini që vendet në të gjithë botën – në Amerikën Latine, ku jemi sot, këtu në Kolumbi; në Europë; në Shtetet e Bashkuara; në të gjithë Amerikën e Veriut – njerëzit, njerëzit demokratë të atyre vendeve janë me ju, “tha Pompeo në një mesazh për popullin e Venezuelës. “Ne jemi këtu për të siguruar – të bëjmë gjithçka mundemi për të siguruar – që ju ta merrni atë mundësi, qe ju te merrni mundësinë për të jetuar jetën që dëshironi, me demokraci dhe liri, në mënyrë që të mund të kujdeseni për familjet tuaja.
“Dhe presidenti Guaido po punon me zell për ta arritur atë,” tha ai.
Pompeo më pas premtoi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara dhe të gjitha vendeve pjesëmarrëse në ministerialin kundër terrorizmit për të zgjidhur krizën politike që ka kapluar Venezuelen që nga fillimi i vitit të kaluar kur rizgjedhja e Maduros në vitin 2018 u vlerësua si e paligjshme dhe Guaido, si drejtues i Asamblesë Kombëtare, e emëroi veten president të përkohshëm.
Që atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë ushtruar presion në mënyrë të vazhdueshem për të detyruar Maduron te ike nga pushteti. Sidoqoftë, ai ka arritur ta mbajë me mbështetjen e Kubës dhe Rusisë, dhe Pompeo tha të hënën se ai pret që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndalojnë vizat për regjimin Maduro dhe ata që janë përgjegjës për mbështetjen e tij.
“Puna që ne kemi bërë gjatë këtyre muajve të fundit ka qenë te ndërtojme në vendin që ne gjendemi sot, dhe unë plotësisht shpresoj se do të ketë veprime të mëtejshme që Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin për të vazhduar të mbështesin presidentin Guaido dhe popullin e Venezuelëz, “tha ai.
Guaido u tha gazetarëve se ai kundërshtoi ndalimin që gjykata urdhëroi per udhëtimin pavarësisht rrezikut për tu burgosur ose vrarë kur ai te kthehet në mënyrë që të zhvillojë takime në Evropë me Bashkimin Evropian dhe në Forumin Ekonomik Botëror që do të mbahet këtë javë në Davos, Zvicër.
“Po, ekziston rreziku që ne marrim në emër të Venezuelës, në emër të demokracisë,” tha ai.
I pyetur se çfarë mund të bëjnë udhëheqësit evropianë për të, Guaido tha se ai do të preferonte ta diskutonte më vonë, por që ata “po zbatojnë strategji për të arritur objektivat tona” dhe të ushtrojnë presion të mëtejshëm mbi Maduron.
“Diktatorët nuk do të duan të heqin dorë nga pushteti që kanë marrë,” tha ai.
“Pra, kjo është një strategji afatgjatë. Po e përballojmë. Pra, ka forca që nuk mund të ndalen kur ju kërkoni demokraci. Kjo është ajo që ne po shohim në Venezuelë. Ne jemi duke u mobilizuar. Ne kemi demonstruar dhe nuk do të jemi ndryshe në muajt e ardhshëm, “tha ai.
Ministri i Jashtëm Venezuelan Jorge Arreaza u shpreh kundër Pompeos, duke e quajtur atë “buratin” të Guiados i cili po merr kukullën e tij në një turne ndërkombëtar pasi dështoi në misionin e tij për të rrëzuar Maduron.
“[Pompeo] e ka të vështirë të kuptojë që si një buratin, ai dhe puna e tij ishin një dështim monumental në [Venezuele],” tha Ministri i Jashtëm Jorge Arreaza në një tweetim të postuar në faqen e Maduros. “Në vend që të zgjedhë diplomacinë, ai tani i dedikohet që ta nxjerrë kukullën e tij të mundur në botë. Cfarë mund të presim tjetër? ”
Ishte takimi i parë midis Guaidos dhe Pompeos. Pasi Guaido njoftoi mbërritjen e tij të papritur në Kolumbi, ai deklaroi se do të jetë “plot lajme të mira” kur të kthehet në Venezuele.
Në një tweetim, Guaido tha se një pjesë e rëndësishme e axhendës së tij jashtë vendit është të zhvillojë takime bilaterale me Shtetet e Bashkuara gjatë së cilave ai dhe homologu i tij do të “specifikojnë veprime të reja dhe përcaktimin e marrëveshjeve”.
Ishte hera e dytë që Guaido po kundërshtonte ndalesën e udhëtimit të vendosur nga gjykata pasi vizitoi Kolumbinë në shkurt për të ndihmuar dërgimin e ndihmave humanitare në vend mbi një bllokadë të imponuar nga Maduro.
Veritas.com.al
22 Jan 2020