Nga: Shaun TANDON
Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo flet me gazetarët pas një bisede virtuale të G7, të cilët janë vendosur në përputhje me masat paraprake të COVID-19
Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se Grupi i Shtatë fuqive ishin të bashkuar për t’ju kundërvënë “dezinformimit” rreth koronavirusit Kinez, por aleatët Evropianë kanë theksuar bashkëpunimin për të luftuar pandeminë globale.
Ministrat e jashtëm nga demokracitë më të mëdha të industrializuara folën për krizën përmes videokonferencës, duke anuluar një takim të planifikuar në Pittsburgh, por çdo shpresë për të treguar një front të përbashkët u gërrye nga mungesa e një deklarate të përbashkët.
Pompeo, një kritik i mprehtë i Pekinit i cili ka shkuar në ofensivë mbi atë që ai e quan “virusi Wuhan”, tha se ai ndau një pikëpamje të përbashkët me diplomatët e lartë të vendeve të tjera të G7 – Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.
“Çdonjëri prej kombeve që ishin në atë takim këtë mëngjes ishte thellësisht i vetëdijshëm për fushatën e dezinformimit që Partia Komuniste Kineze është angazhuar për të provuar dhe devijuar nga ajo që ka ndodhur me të vërtetë,” u tha Pompeo gazetarëve.
Pompeo tha se Kina “ka qenë dhe vazhdon të jetë e përfshirë” në një fushatë të mediave sociale që ka përfshirë teori konspirative të përfshirjes së SHBA.
“Kjo është çmenduri,” tha ai.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme Kineze zemëroi administratën e Presidentit Donald Trump duke sugjeruar në Twitter se trupat Amerikane sollën virusin në Wuhan, metropolin, ku u zbulua për herë të parë në fund të vitit të kaluar.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Kinës tha të enjten se Kina dënoi me forcë komentet e Pompeos, përfshirë përdorimin e tij të termit “virusi Wuhan”.
“Ky politikan Amerikan shkon kundër konsensusit ndërkombëtar dhe vazhdon të stigmatizojë Kinën, duke njollosur përpjekjet e Kinës, duke u përpjekur ta përdorë këtë për të zhvendosur vëmendjen dhe fajësuar me qëllim jashtëzakonisht të keq,” tha Geng Shuang në një konferencë për shtyp të enjten.
Virusi ka vrarë më shumë se 21,000 njerëz në të gjithë botën, por Pekini duket se e ka sjellë atë nën kontroll dhe ka dërguar ndihma jashtë shtetit – përfshirë 40 ton furnizime mjekësore për aleatin Amerikan,Italinë,e cila ka numrin më të madh të vdekjeve në botë.
Të mërkurën, Pompeo minimizoi përpjekjet e Kinës dhe tregoi për një aeroplan ngarkesash të Forcave Ajrore të SH.B.A.-së në Itali, si edhe përpjekjet private Amerikane të bamirësisë.
Kina “tani po bën shitje të vogla të produkteve në të gjithë botën dhe duke pretenduar se ata tani janë kapela e bardhë në atë që ka ndodhur,” tha Pompeo.
Por ai gjithashtu tha që Shtetet e Bashkuara kërkojnë bashkëpunim, përfshirë edhe me Kinën. Udhëheqësit e të dy vendeve do të marrin pjesë në një samit virtual për krizën të enjten të Grupit të 20 ekonomive kryesore.
“Ne duam dëshpërimisht të punojmë me çdo vend në botë. Kjo është një pandemi globale,” tha Pompeo.
– Franca paralajmëron të mos ‘shfrytëzohet’ kriza –
Revista gjermane Der Spiegel, duke cituar diplomatë anonimë, tha që deklarata e përbashkët u gropos nga insistimi i Pompeos që të përdorë termin “virusi Wuhan” – një formulim i dizaprovuar nga profesionistët e mjekësisë që thonë se është stigmatizuese.
Pompeo nuk e mohoi raportin kur u pyet për të, duke thënë se secili ministër do të fliste veçmas, por se ata kishin një “mirëkuptim të përbashkët” për krizën shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga “virusi Wuhan”.
Franca dhe Gjermania lëshuan deklarata mbi bisedimet e G7 por që nuk përmendnin Kinën. Kanadaja tha që Kina ishte ngritur në “diskutime më të gjera”.
Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian “nënvizoi nevojën për të luftuar çdo përpjekje për të shfrytëzuar krizën për qëllime politike,” thoshte një deklaratë, me shumë gjasë një përgjigje e mbrapshtë ndaj Pompeos.
Le Drian “shprehu mendimin se uniteti i të gjithëve për të luftuar në mënyrë efektive pandeminë tani duhet të marrë përparësi ndaj çdo konsiderate tjetër,” tha ai.
Franca bëri thirrje që G7 të gjente mënyra për të ndihmuar Afrikën, duke paralajmëruar se si sistemi i kujdesit shëndetësor të kontinentit, ashtu edhe ekonomitë ishin të paaftë për krizën globale.
Pompeo ka akuzuar Kinën se po vë në rrezik botën duke ndrydhur fillimisht lajmet për virusin. Pekini nga ana e tij ka akuzuar administratën Trump se po kërkon një dash kurbani për dështimet e veta.
VERITAS.COM.AL