Një parti populiste holandeze arriti numrin më të madh të vendeve në Senatin holandez dhe ka ngushtuar terrenin e maxhorancës së kryeministrit Mark Rutte. Kjo erdhi menjëherë pas sulmit të dyshuar terrorist, tha media e vendit ditën e Enjte.

Forumi për Demokraci i euroskeptikut Thierry Baudet, erdhi nga asgjëja dhe fitoi shumicën e votave në zgjedhjet lokale, me 93 për qind të votave të numëruara, raportoi transmetuesi televiziv NOS.

Partia, e cila nisi aktivitetin vetëm para dy vjetësh, tani do të jetë më e madhja në Dhomën e Lartë të Parlamentit, përkrah kryeministrit Rutte me 12 vende secila, raporton agjencia zyrtare e lajmeve holandeze, ANP.

Zgjedhjet u zhvilluan vetëm dy ditë pas sulmit terrorist në Utrech ku dyshohet për sulmin një burrë me origjinë turke dhe që shkaktoi tre të vdekur.

Veritas.com.al/