Kanë kaluar 9 vjet që nga koha kur Michael Jackson u nda nga jeta, ndërsa në Londër, ylli i “Pop”-it është përkujtuar përmes një ekspozitë të veçantë, raporton BBC.

Featured Image

Në ekspozitë, Jackson përshkruhet si shpëtimtar, shenjt, sipërmarrës, ikonë, monark, i maskuar dhe misterioz.

Galeria Kombëtare e Arteve në Londër qëndron hapur prej 25 qershorit, duke pritur mijëra vizitorë për të parë në një këndvështrim më bashkëkohor jetën e “Mbretit të Popit”.

Pjesë e ekspozitës është edhe portreti i fundit i Michael Jackson, përpara se të ndërronte jetë.

Edhe pse ka kaluar gati një dekadë nga vdekja e tij, albumet e tij sërish sigurojnë fitime marramendëse. Në gusht, këngëtari do të mbushte 60 vjeç, ndaj dhe 48 artistë të njohur, me kombësi të ndryshme, u bënë bashkë për të varur në mur punimet e tyre më të mira nga jeta e legjendës së muzikës në këtë përvjetor.

Veritas.com.al/