Katër katet shtesë të një pallati përbindësh në zonën bregdetare  “Shkëmbi i Kavajës” janë shembur. Pallati 24 katesh është në pronësi të Enver Shalës dhe nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak është bërë  amortizimi i strukturës.

Prej disa kohësh ishin ndërprerë punimet në pallatin shumëkatësh, e ndërsa mbeten të paqarta shkaqet e rrëzimit.

Pallati në fjalë është ndërtuar në zonën ranore të bregdetit, ku 20 kate ishin ndërtuar më parë, e ndërsa katër kate ishin në proces ndërtimi.

Forcat e policisë së Durrësit janë duke mbërritur në vendngjarje. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, e ndërsa banorët janë të tronditur.

/Veritas.com.al/