Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor në datat 30 shtator – 2 tetor, ku do të diskutojë partneritetin në rrugën e anëtarësimit të këtyre shteteve në BE dhe integrimin gradual të tyre.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Arianna Podesta, në njoftimin e saj në Bruksel.

Gjatë vizitës së saj gjashtë ditore, von der Leyen do të vizitojë Tiranën, Prishtinën,  Podgoricën dhe Shkupin, ku do të takohet me krerët e shteteve dhe qeverive dhe do të vizitojë projekte të financuara nga Bashkimi Evropian.

Bashkimi ynë nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor,” ka thënë von der Leyen në samitin BE-Ballkani Perëndimor në qershor, kujtoi Podesta.

Sipas Podestës, gjatë udhëtimit, presidentja e Komisionit Evropian do të përqendrohet në hapat e mëtejshëm të partnerëve në rrugën drejt BE-së dhe në progresin brenda integrimit gradual të mbështetur nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Von der Leyen do të vizitojë Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë në një periudhë të mëvonshme, për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe të përgjithshme që priten të mbahen në këto vende.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *