Pragë (AFP) – Një galeri arti në Pragë ka ekspozuar një bust bronxi të disidentit kinez Liu Xiaobo për të shënuar 30 vjetorin e masakrës së Tiananmenit të vitit 1989, tha një zëdhënëse të mërkurën.
“Është busti i tij i parë në botë deri më tani,” i tha AFP Hana Janisova, zëdhënëse e Qendrës Dox për Artin Bashkëkohor .
Një projekt i përbashkët i Amnesty International, Art for Amnesty, Kina Humanitare dhe Dox, busti i skulptores çeke Marie Seborova u zbulua të hënën si pjesë e një ekspozite që shënonte përvjetorin.
Liu, një shkrimtar dhe filozof, veteran i protestave te Tienanmen dhe fituesi i çmimit Nobel për Paqen te vitit 2010, vdiq nga kanceri i mëlçisë në moshën 61 vjeçare në vitin 2017, pasi shërbeu disa periudha burgimi për aktivitetet e tij.
E veja e Liu-se,Liu Xia, një poete 58-vjeçare, pritej të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes, por ajo kerkoi ndjese në momentin e fundit “për arsye serioze personale”, tha Janisova.
Fotografitë e Liu Xia janë në shfaqje në të njëjtën dhomë si busti. Dox i ka mbajtur ato që nga një ekspozitë në vitin 2014, ne të cilën Liu Xia nuk mundi të marrë pjesë, sepse ajo ishte nën arrest shtëpiak.
Ajo ishte vene nën mbikëqyrje të rreptë të policisë,e barazvlefshme me arrestin shtëpiak, pasi Liu fitoi çmimin Nobel, i cili e zemëroi Pekinin.
Liu Xia u lirua dhe u lejua të udhëtojë në Gjermani në vitin 2018.
Imazhet datojnë në vitin 1996 kur Liu Xiaobo ishte në një kamp pune dhe gruaja e tij preferonte të komunikonte me të nëpërmjet fotove të saj që portretizonin kukulla për të hutuar rojet.
“Ajo supozohej t’i shihte për herë të parë tani, por nuk do të ndodhë. Por ne do t’ia japim asaj si një dhuratë, “tha Janisova për versionet e zmadhuara të fotografive të saj të vitit 1996.
Busti dhe fotografitë do të shfaqen deri më 4 qershor, përvjetori i saktë i masakrës së Tienanmenit ne 1989, në të cilën qindra protestues që kërkonin ndryshime demokratike humbën jetën, tha Janisova.
Ajo shtoi se busti do të qëndrojë në galeri pas ekspozitës.
Veritas.com.al/